Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gërvalla: Shumë shpejt Franca do të ndryshojë qëndrimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla tha se kanë intensifikim të komunikimit më shtetin Francës sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ajo theksoi se ky komunikim po bëhet me qëllim të largimit të dilemave të Francës për Kosovën për këtë çështje.

“Kemi pas komunikime të shumta me Francën me qellim që dilemat eventuale të shtetit ligjor të Kosovës të mund të sqaroheshin. Nuk përjashtohet që shumë shpejtë mund të kemi një ndryshim të kësaj qasje për liberalizim të vizave edhe nëse një temë e tillë pas zgjedhjeve në refuzimin e vizave të Kosovës nga Franca është lidhur me politikën e brendshme të Francës. Me së voni deri në zgjedhjet e brendshme në Francë do të zgjidhet kjo çështje”, tha ajo.

Zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen në prill të vitit të ardhshëm.

Ndërsa shtoi se janë në përpjekje e sipër për njohjet nga pesë vendet e BE që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Kemi përmirësim dhe thellim të bashkëpunimit me vendet veç që jemi në kontakt ndërsa kemi përmirësim me shtete që kemi pasur ngecje për një apo tjetër arsye jemi fokusuar në njohjet e pesë shteteve që nuk e kane njohur Kosovën brenda BE përveç atyre që janë ne kontinente të tjera. Me katër shtete kemi më shumë përafrime ndërsa vetëm me një jo”, tha Gërvalla në komision.