Donika Gërvalla dhe Nagip Arifi Foto: Facebook

Gërvalla shkon në Luginë, takon kryetarin e Bujanocit

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla është duke qëndruar në Luginën e Preshevës, ku edhe ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifin.

Përmes një postimi në facebook, kryetari Arifi ka thënë se me ministren Gërvalla kanë biseduar për problemet me të cilat përballen qytetarët e komunës që ai udhëheq.

“Ministren Gërvalla e njoftova me gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve tanë, si dhe diskriminimin e vazhdueshëm nga Qeveria qendrore në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi, me theks të veçantë pasivizimin e adresave të shqiptarëve, si dhe mos njohja e diplomave të fituara në Universitetet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka thënë se me ministren Gërvalla janë darkorduar që të vazhdojnë bashkëpunimin deri në gjetjen e zgjidhjes së problemeve.

Vizita e ministres Gërvalla në Luginën e Preshevës është duke u zhvilluar me një ditë vonesë, kjo pasi që autoritet serbe dje nuk i kanë dhënë leje për këtë vizitë.

Poashtu dje, autoritet kosovare për të disatën herë ia kanë ndaluar hyrjen  në Kosovë drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Serbia ia ndalon kryediplomates Donika Gërvalla vizitën në Luginë