Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gërvalla - Schwarz: Kemi premtuar punë dhe jo fjalë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz përmes një postimi në facebook ka renditur premtimet e realizuara të Qeverisë Kurti duke thënë se kanë premtuar punë dhe jo fjalë.

Si të arritur Gervalla ka përmendur nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë Phizer për 1.2 milionë vaksina kundër COVID-19, hapin e parë drejt largimit të homologimit dhe trajnimin, “Europe Defender 2021”.

“Çdo ditë nga një hap, nganjëherë edhe më shumë se një. Kemi premtuar punë dhe jo fjalë”, thotë Gërvalla.