Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gërvalla në Forumin e Bledit: Nuk kërkojmë privilegje as rrugë të shkurtra, por të na lejoni të bëhemi anëtar të këtij Unioni

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ndodhet për vizitë në Slloveni, ku po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Ministrja Gërvalla ka thënë se Kosova nuk po kërkon privilegje, por po kërkon të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

“Ne nuk kërkojmë privilegje apo rrugë të shkurtra, por kërkojmë që të na vlerësoni me vlerat që i keni për vete dhe të na lejoni të bëhemi anëtarë të këtij unioni në momentin kur ne përvetësojmë të njëjtat vlera”, ka thënë ajo.

 

Në ketë Forum po merr pjesë edhe emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar ka thënë se integrimi i Ballkanit në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë dhe se ndihma e BE-së në atë proces është e vetmja përgjigje për krizën e ardhshme ekonomike.