Martin Berishaj, Foto:Facebook

Gërvalla: Ambasadori Berishaj vazhdon punën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka deklaruar se e ka marrë konfirmimin nga Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi që nuk ka asnjë shenjë që mund të akuzohet ambasadori Martin Berishaj.

Gërvalla ka thënë se Martin Berishaj vazhdon punën si ambasador i Kosovës në Slloveni..

“E kam pritur kohë më parë, atëherë kur pati raportime në një medium slloven, e kam takuar që atëherë ka raportuar me shkrim verzionin e tij. E kam krahasuar versionin e tij me Slloveninë, Kroacinë edhe Malin e Zi. Kemi pasur nga të tre shtete konfirmimin që nuk ka asnjë për të cilën do të mund të akuzohej ambasadori Berishaj, prandaj ambasadori Berishaj vazhdon punën”, ka deklaruar Gërvalla.

Ministrja ka thënë se nëse në të ardhmen për cilindo ambasador të konstatohet shkelje ligjore, do të ndërmarrë masa.

“Nëse në të ardhmen jo vetëm për Berishajn, por për cilindo ambasador ose përfaqësues të shtetit do të konstatojmë shkelje ligjore, natyrisht që do të marrim masa”, është shprehur Gërvalla.

Mediat sllovene, në prill të këtij viti kishin raportuar se Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dyshohet se ka transferuar një shumë të parave tek një kompani private në Mal të Zi. Sipas mediumit slloven, kompania private është në pronësi të Martin Berishajt.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka mohuar akuzat për përfshirje në skandalin financiar që u zbulua në Slloveni, ku mediat sllovene raportuan se ai i ka bartur para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi tek politikani slloven.

Pasuria e ambasadorit Martin Berishaj, nuk figurojnë 600 mijë eurot që pretendohet t`i ketë marrë nga GEN-i