QNR, Foto: KALLXO.com

GERMIN: Deri mbrëmë në mesnatë u refuzuan mbi 6 mijë votues nga jashtë Kosovës

Organizata joqeveritare GERMIN ka njoftuar se përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Sipas të dhënave të tyre, deri më datë 20 shkurt, ora 23:50, 6,401 votues janë refuzuar, 21,212 votues janë verifikuar dhe 14,811 votues janë aprovuar.

“Ne, çdo ditë do t’ju mbajmë të informuar në lidhje me këtë proces deri në përfundimin e tij. *** Një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të fillojë procesi i numërimit”, thuhet në njoftimin e tyre.

GERMINështë një organizatë joqeveritare që përdor teknologjinë dhe kanalet virtuale për të lidhur dhe angazhuar diasporën në avancimin e zhvillimit dhe demokratizimit të vendeve të tyre.

Burimi: GERMIN

Qytetarët e Kosovës më 14 shkurt kanë marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, fituese e zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje.