Gërguri: 50 për qind e gjyqtarëve nuk kanë arritur ta identifikojnë lajmin e rremë

Profesori në Degën e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe studiuesi i dezinformatave, Dren Gërguri ka shpalosur detaje nga eksperimenti social me gjyqtarë, të dhënat nga i cili tregojnë se 50 për qind e tyre nuk kanë kanë arritur ta identifikojnë lajmin e rremë.

Gërguri ka treguar se raporti një vjeçar i Rrjetit Ballkanit për Gazetari Hulumtuese – BIRN “Vorbulla e rrenave” kishte treguar tutje se 20 për qind e gjyqtarëve nuk kanë njohuri se çka është dezinformata.

“Ku e kemi pas një eksperiment social, me gjyqtarë e prokurorë dhe 50 për qind e gjyqtarëve nuk kanë arritë me indendifiku një informacion që është rrenë ose 20 për qind e gjyqtarëve s’kanë ditë çka është dezinformimi”- tha Gërguri.

Sipas Gërgurit, dëmi i cili vjen nga dezinformatat tejkalon një dëm i cili mund të jetë aty për aty.

“Nëse ne e shohim një dezinformat e cila në vazhdimësi ipet atëherë ajo e tejkalon një dëm që mund të jetë aty për aty, por nund te krijoj një narrativë të publiku që X institucioni nuk po e bënë punën e vet”-tha profesori.

Sipastij, publiku duhet të ketë një gjykim kritik të përmbajtjeve që dalin në media dhe të kenë parasysh burimin e informacioneve.

Tutje Gërguri tha se edukimi medial duhet të jetë i përfshirë edhe në institucione, jo vetëm në shoqëri.

“Pra përpos që publiku, edukimin medial duhet ta shtrijmë në tërë shoqërinë, për shkak që nuk është në plane mësimore”-tha Gërguri.

Më 27.11.2023, BIRN Kosova ka publikuar raportin “Vorbulla e rrenave”, i cili përfshin hulumtimin rreth lajmeve të rreme dhe të influencuara nga Rusia dhe Kina, e të cilat ndikojnë jetën e qytetarëve të Kosovës dhe jo vetëm.