Foto: Shkodrane Dakaj

Gentiana Ahmeti dhe Oriada Dajko fitojnë çmimin “Best duo article” në Ballkanin Perëndimor

Gentiana Ahmeti nga Kosova dhe Oriada Dajko nga Shqipëria kanë fituar çmimin “Best duo article” në Ballkanin Perëndimor për artikullin e tyre gazetaresk “’Dyert e mbyllura’ të institucioneve në Kosovë dhe Shqipëri për të punësuar komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian”.

Ky çmim Ahmetit dhe Dajkos iu nda në kuadër të programit “The Role of Media in Promoting the Berlin Process- A Decade On”.

Çmimet janë ndarë në fazën përmbyllëse të programit për gazetarë të rinj.

Në këtë program kanë marrë pjesë gazetarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Në kategoritë e tjera u shpërblyen gazetarë nga vendet e tjera.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve është zhvilluar në Shkup.