Drejtori i portalit “Telegrafi”, Gentian Lluka, Foto:KALLXO.com

Gentian Lluka: Shpesh vonohemi të publikojmë lajme pasi paraprikisht i verifikojmë

Në konferencën për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, drejtori i portalit “Telegrafi”, Gentian Lluka, tha se kanë rritur personelin brenda portalit dhe po tentojnë të sjellin inovacion.

Lluka ka bërë të ditur se në median që e drejton punojnë me moton ‘Fokusohuni të jeni më të shpejtët me lajme të verifikuara’,

“Ne kemi zgjedhur me e rritë stafin dhe kriju një hierarki dhe duke pasur organizim të brendshëm, por kemi rritur edhe komunikimin”, ka thënë Lluka.

Lluka ka thënë se prioritet është që të verifikohet lajmi, pastaj të publikohet.

“Redaktorët përgjegjës janë ata që i zgjedhin dhe i parandalojnë këto, është merita e tyre për me e mirëmbajtë, jo në nivel të gazetarëve apo praktikantëve, të cilat shumë lehtë mund të vijnë deri te një gabim i caktuar”, ka thënë ai.

Organizuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) në partneritet me Internews Kosova dhe me FindBug, në Prishtinë të hënën u mbajt konferenca për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, me temën “Ballafaqimi me fakte: Si të kundërshtohen ndikimet e dëmshme nga jashtë”.

Konferenca e BIRN-it për lajmet e rreme, sfidat dhe rëndësia e verifikimit të fakteve