Foto: Gent Cakaj/Facebook

Gent Cakaj vjen nesër në Kosovë, do ta takojë Glauk Konjufcën

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj do të kthehet nesër në vendlindjen e tij, por me punë.

Cakaj pritet që nesër të takohet me homologun e tij kosovar, Glauk Konjufca.

Konjufca dhe Cakaj njihen shumë vite më parë, kur që të dy ishin pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Mirëpo, rrugëtimi në Vetëvendosje i Cakajt kishte përfunduar vite më parë kur ishte larguar nga kjo parti.

Kur Edi Rama kishte vendosur të emërojë Gent Cakajn si ministër të Punëve të Jashtme, Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media kishte reaguar ashpër, duke e quajtur të pavend këtë emërim.

Takimi i dy ministrave të Punëve të Jashtme do të mbahen nesër, të mërkurën në ora 10:00