Foto: Gent Cakaj/Facebook

Gent Cakaj nesër në Kosovë, nënshkruhen tri marrëveshje

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njofton se nesër  në Kosovë për vizitë zyrtare do të vijë ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

“Pas takimit zyrtar, do të nënshkruhen tri marrëveshje nga pjesëmarrësit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Sipas njoftimit, takimi do të mbahet në ora 14:00 në objektin e MPJ-së.