Geci ia kujton Vetëvendosjes kohën kur i rrotullonin kamionët me blloka nga Serbia - VIDEO
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari mori një vendim për shfuqizimin e masës mbrojtëse antidamping për bllokat me dimensione 19x19x25 të importuar nga Serbia.
E pas kësaj, ka reaguar ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, familja e të cilit kanë në pronësi një fabrikë për prodhimin e bllokave. Ai përmes një postimi në Facebook ka kujtuar kohën kur partia e cila tani udhëheq me qeverinë protestonte kundër futjes në Kosovë të bllokave nga Serbia.
“Bizneset e prodhimeve vendore të bllokave të materialit ndërtimor bashkë me Odën Ekonomike të Kosovës dhe në konsultim Ambasaden Amerikane aso kohe patëm bërë kërkesë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për vërjen e taksës anti-dumping për bllokat e materialit ndërtimor për t`i mbrojtur prodhimet vendore nga Serbia sepse Serbia i subvenciononte prodhuesit e vet që ta kapnin tregun e Kosovës”, ka shkruar Geci.
“Merreni me mend tani demagogjinë e këtyre komunistave të rinj paskan hequr taksën mbrojtëse për prodhimet vendore. Para 10 vitesh, para se të vinin në pushtet i rrotullonin kamionët me blloka, tani kur kanë ardhur në pushtet ua heqin taksën që mbron prodhimet vendore”, shkroi ish deputeti i LDK-së në Facebook.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka dalë me një arsyetim në lidhje me vendimin për shfuqizimin e masës mbrojtëse antidamping për bllokat me dimensione 19x19x25 të importuar nga Serbia.
www.kallxo.com