Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gecaj: Vetëvendosje e ka instrumenalizuar diasporën për nevoja partiake

Kandidati i PDK-së për deputet, Arben Gecaj, në debatin për mërgatën në “Kallxo Pernime” ka deklaruar se Vetëvendosje e ka instrumentalizuar diasporën për nevoja partiake.

“Para dy viteve z. Kadri Veseli së bashku me kryesinë ka marrë një vendim që të bëjmë rikthimin e organizuar aty ku ajo ka përkrahësit e saj”, tha fillimisht Gecaj.

Sipas tij, arsyeja e kthimit të organizuar në diasporë ka ndodhur pasi që Lëvizja Vetëvendosje “po e përdorte” diasporën për nevoja partiake.

“Vendosëm me e kthy sepse loja fer nuk është respektuar, e ka uzurpuar, e ka cenuar hapësirën, lirë një organizatë e re (LVV) dhe ka filluar me instrumentalizuar për nevoja partiake diasporën kosovare”, u shprehë Gecaj.

Sipas tij, PDK ka ardhur nga diaspora.

“PDK është në simbiozë me diasporën sepse ka ardhur nga diaspora. Vetë PDK është diasporë”, tha ai.