Gazmend Muhaxheri e Xhavit Haliti zyrtarizuan koalicionin për të bashkëqeverisur me Pejën

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë zyrtarizuar koalicionin për bashkëqeverisje në Komunën e Pejës.

Lajmin e ka bërë të ditur Xhavit Haliti, kryetar i degës së PDK-së në Pejë.

Haliti ka njoftuar se PDK do të udhëheq me katër drejtori.

“Sot me Gazmend Muhaxherin nënshkruam marrëveshje që LDK dhe PDK të bashkëqeverisin në Pejë edhe për katër vitet e ardhshme. Në bazë të kësaj marrëveshje, LDK do të udhëheq me dhjetë drejtori, ndërsa PDK me katër drejtori”, ka shkruar Haliti në rrjetin social “Facebook”.

Komuna e Pejës, pas zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri i LDK-së.

LDK ka arritur koalicion me PDK-në edhe në Komunën e Prishtinës.