Gazmend Muhaxheri

Gazmend Muhaxheri: Do të ketë koalicion VV-LDK

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, është shprehur optimist se partia e tij dhe Vetëvendosje do të arrijnë në një pikë pajtimi për një koalicion qeveritar.

Duke hyrë në selinë e partisë ku janë mbledhur një numër i nënkryetarëve dhe anëtarëve të kryesisë, Muhaxheri tha të mërkurën se fjalën e fundit për një marrëveshjje eventuale e ka ekipi negociator për bisedimet me VV-në.

“Nuk ka asnjë qëndrim të partisë, ka pasur vetëm qëndrime individuale. I takon ekipit negociator me trajtu njëherë ofertën pastaj organet e partisë”, tha Muhaxheri i cili në të njëjtën kohë është edhe kryetar i komunës së Pejës.

Por ai tha se qëndrimet e dy partive do të afrohen, pavarësisht mospajtimeve në rritje ditëve të fundit rreth mënyrës së ndarjes së posteve.

“Po, do të afrohen qëndrimet (me VV) dhe do të ketë një koalicion. Afatet s’është e lavdueshme me i thënë por besoj që vendi do të ketë një qeveri”, tha Muhaxheri.