Ilustrim

Gazmend Hoxha pritet ta marrë detyrën e drejtorit të Operacioneve në Policinë e Kosovës

Ish-drejtori i Departamentit për Siguri Publike, Gazmend Hoxha, pritet të marrë detyrën e drejtorit të Operacioneve në Policinë e Kosovës.

Ndryshimi në pozitë vjen pas shkarkimit të drejtorit të këtij Departamenti, Afrim Ahmeti.

Vetë Ahmeti e ka konfirmuar për KALLXO.com se ka marrë njoftimin se është shkarkuar ndërsa është në pritje të vendimit.

Në anën tjetër KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Gazmend Hoxhën.

“Jo, ende nuk e kam pranuar, e pres vendimin, ende nuk kam marrë asgjë”, tha shkurt Hoxha për KALLXO.com.

KALLXO.com raportoi se kanë filluar shkarkime në komandën e Policisë së Kosovës.

Afrim Ahmeti ishte vendosur në pozitën e drejtorit të Operacioneve në PK në shtator të vitit 2018, ndërsa para tij kishte qenë ish- drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj.

Shkarkime në komandën e Policisë së Kosovës