Gazetarja ruse gjobitet pas protestës

Gazetarja e televizionit rus, e cila në një program të drejtpërdrejtë lajmesh protestoi kundër luftës në Ukrainë, është gjobitur me 30,000 rubla (rreth 250 euro) për “organizim të një ngjarjeje masive të paligjshme”.

Një gjykatë e shpalli Marina Ovsyannikovan fajtore për shkelje të ligjit për protesta, njofton agjencia e lajmeve RIA.

Faqja e pavarur Meduza thotë se ajo u gjobit për adresimin e videos që kishte regjistruar para protestës, jo për vetë protestën./BBC

Përgatiti: Gentiana Ahmeti