Gazetarja e KALLXO.com shpërblehet me çmim për storien për ambientin

Organizata ÇOHU ka ndarë sonte tri çmimet për raportimet më të mira për ambientin.

Gazetarja e KALLXO.com, Drenusha Ramadani, ka fituar çmimin e tretë me storien “A po rrezikojnë hidrocentralet zhdukjen e rrjedhave të lumenjve?”.

Në këtë storie, Drenusha Ramadani ka treguar se si projektet e ndërtimit të hidrocentraleve kanë ngjallur frikë për shkatërrimin në formën më të egër të lumenjve të Kosovës.

Gjithashtu tregohet edhe se përballë rrezikut për dëmtimin e rrjedhave të lumenjve dhe rrjedhimisht rrezikimit të furnizimit me ujë të pijes, si dhe të shkatërrimit të ambientit, në pjesë të ndryshme të Kosovës kishin protestuar qytetarët kundër këtyre projekte “investuese”.

Pasi mori çmimin, gazetarja e KALLXO.com tha se ndihet mirë që fitoi çmimin duke treguar se çështjet e ambientit i ndjek me shumë dëshirë.

A po rrezikojnë hidrocentralet zhdukjen e rrjedhave të lumenjve?

Çmimi për storien më të mirë për ambientin ka për qëllim promovimin e arritjeve në raportim që lidhet me ambientin si dhe nxitjen e gazetarëve për të shkruar për temat që lidhen me ambientin në Kosovë dhe më gjerë.

Vendin e dytë e fitoi gazetarja nga RTK, Edona Musa, ndërsa të parin gazetari Besnik Krasniqi nga “Koha Ditore”.