Gazetari shqiptar emërohet shef i "Zërit të Amerikës"

Agjencia e pavarur e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara që kontrollon radiot dhe televizionet ndërkombëtare të financuara nga Qeveria amerikane (U.S. Agency for Global Media) ka njoftuar se gazetari shqiptar, Elez Biberaj, është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të “Zërit të Amerikës”.

Sipas një artikulli të publikuar, emërimi i Biberajt u njoftua në një email për stafin nga shefi i USA Global Media, Michael Pack, i cili gjithashtu emëroi drejtorët e rrjeteve të tjera të lajmeve, të financuara nga ShBA.

Biberaj ka qenë drejtor i “Zërit të Amerikës” në divizionin e Euro-Azisë që nga viti 2006, duke e bërë atë përgjegjës për programimin e “Zërit të Amerikës” për audiencën në Rusi, Ukrainë, Armeni, Gjeorgji dhe Ballkan. Ai gjithashtu ka shërbyer si shef i shërbimit në gjuhën shqipe të Zërit të Amerikës.

Ai mban një doktoraturë në shkencat politike nga Universiteti Columbia dhe është autor i katër librave.

Emërimi vjen në një kohë të kontrollit të shtuar të publikut mbi pavarësinë editoriale të Zërit të Amerikës. Paraardhësi i Biberaj në “Zëri i Amerikës”, Amanda Bennett dhe zëvendësi i saj, Sandy Sugaëara, dhanë dorëheqjen ditë më parë

Pozitat e udhëheqjes e njoftuan stafin të martën në mëngjesm ku gjithashtu u emërua Jeffrey Scott Shapiro, si zv / drejtor kryesor të Zyrës së Transmetimit të Kubës. Shapiro është një avokat, analist ligjor dhe reporter që ka punuar në faqen e internetit të lajmeve Breitbart përpara se të bëhej këshilltar në OCB në 2017.

Së bashku, pesë rrjetet e lajmeve të USAGM, përfshirë VOA, kanë një audiencë javore globale me më shumë se 350 milion dëgjues, shikues dhe përdorues të internetit në 61 gjuhë./VOA/