Gazetari serb nga Mitrovica e Veriut: Kosova po heq dorë nga pavarësia

Gazetari serb nga Mitrovica e Veriut, Branislav Kërstiq, ka komentuar në Facebook rreth seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të votohet qeveria e koalicionit LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe e drejtuar nga Avdullah Hoti.

Në një koment të shkurtër, Kërstiq ka thënë se Kosova sot po heq dorë nga pavarësia e saj.

“Kosova sot në Kuvend po heq dorë nga pavarësia”, ka shkruar Kërstiq, i cili në karrierën e tij ka punuar për disa media vendore e ndërkombëtare.

“Kriminelët po e formojnë qeverinë e re”, ka shkruar ai në një koment në këtë postim.