fOTO: Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Facebook

Gazetarët ukrainas që po qëndrojnë në Kosovë takohen me ambasadoren Nancy Soderberg

Gazetarët e ardhur nga Ukraina në Kosovë janë takuar sot me drejtoreshën e Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), Nancy Soderberg.

Ambasadorja Soderberg është takuar me kryetarin e Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha dhe me gazetarët nga Ukraina Lyudmila Makey, Liudmyla Mekh, Serhii Shevchenko dhe Daria Meshchriakova

“Ambasadorja Soderberg u njoftua nga afër me kolegët ukrainas, përvojat e tyre personale e të raportuarit nga zonat e konflikteve, sfidat që kanë hasur përgjatë këtij rrugëtimi, njëherësh diskutuan edhe mundësitë për bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Po ashtu është bërë e ditur që në ketë takim prezent ishin edhe Drejtoresha Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, Adea Beqaj – Zyrtare e Programit në NDI dhe Pajtim Gashi – Menaxher i Programit në NDI.

Deri më tani në Kosovë kanë ardhur katër gazetarë nga Ukraina.

Në programin e mbështetur financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, gazetarët që janë detyruar të ikin nga Ukraina përfitojnë pagë mujore, pagesën e qerasë dhe sigurim shëndetësor.


Gazetarja e parë ukrainase që ka arritur në Kosovë është  Lyudmila Makey e cila ka ardhur më 17 prill.