FOTO: Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK/Facebook.

Gazetarët ukrainas dhe afganë pajisen me kartela udhëtimi nga Trafiku Urban në Prishtinë

Që nga sot deri në fund të vitit 2023, gazetarët ukrainas dhe afganë, të strehuar në Kosovë, do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat e Trafikut Urban në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) përmes një njoftimi në Facebook, ku është thënë se këtë vendim e ka miratuar Komuna e Prishtinës, me kërkesën e paraqitur nga AGK për të pajisur me kartela 18 gazetarët e strehuar në Kosovë në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosovë”.

Këta gazetarë janë strehuar në Kosovë në kuadër të programit Journalists in Residence – Kosovo, i cili është iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Misioni i OSBE-së në Kosovë, si dhe iniciativa Hannah Arendt.