
Gazetarët nuk u evakuuan në Zveçan
29.5.2023 - 14:24
Gazetarët që gjenden në komunën e Zveçanit nuk janë evakuuar nga Policia e Kosovës, siç raportuan disa media gjatë ditës.
Siç mëson KALLXO.com, vetë gazetarët kanë kërkuar për shkak të qasjes në energji elektrike dhe internet, të futen në objektin e Komunës së Zveçanit.
Këto informacione i kanë konfirmuar edhe organet e forcave të rendit.
Ndërkohë, në komunën tjetër, në Leposaviq, veturat e ekipit të gazetave të KALLXO.com, RTV Dukagjini dhe Top-Channel u dëmtuan. Po ashtu, një koleg nga media “Periskopi” u sulmua nga persona të panjohur.
KALLXO.com është duke raportuar që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm nga komunat veriore – LINK