Gazetarët e Shqipërisë protestojnë kundër paketës anti-shpifje

Me pankartat “Mos na prek fjalën”, ‘”Media kontrollon qeverinë, jo qeveria median” gazetarët e Shqipërisë janë mbledhur para Kuvendit për të protestuar kundër dy ligjeve që janë quajtur nga qeveria shqiptare si “paketa antishpifje”.

Përmes kësaj pakete, qeveria kërkon të kontrollojë median online.

Organizatat përsërisin kërkesën ndaj qeverisë të tërheqë projektligjet nga procedura parlamentare, raporton mediumi shqiptar Top-Channel.

Organizatat e shoqërisë civile shqiptare të të drejtave të njeriut dhe organizatat përfaqësuese të gazetarëve paraqesin kërkesat, që sipas tyre janë tërësisht të përputhura me qëndrimet e Komisionit Europian dhe Komisioneres Mijatovic si më poshtë:

  1. Nuk mund të ketë regjim rregullimi administrativ për median online, por regjime të tilla janë të pranueshme por jo të detyrueshme vetëm për median audiovizuale;
  2. Një institucion administrativ si AMA nuk mund të zëvendësojë gjykatat në shqyrtimin e ankesave ndaj përmbajtjes së një publikimi;

Ndërkohë, sipas këtij mediumi, Parlamenti ka nisur seancën dhe në rend dite është miratimi i kësaj pakete.

Kujtojmë se lufta e kryeministrit shqiptar Edi Rama kundër mediave online ka filluar pas tërmetit që u godit Shqipëria me 26 tetor.

Pasi që sipas tij, ato po përhapin panik të qytetarit dhe po raportojnë të pavërteta.

Tentativa e Ramës për censurë dështon ndërsa kryeministri akuzon mediat se kanë “nxirë situatën”

.