Gazeta italiane: Elsa Lila, nga këngëtare e Sanremos në kontabiliste e tregtarëve të drogës

Këngëtarja shqiptare, Elsa Lila u arrestua dje nga policia italine në shtëpinë e saj në San Lorenzo, shkruan gazeta italiane Corriere Della Serra.

Shefin të cilin e kishte fshehur, sipas gazetës italiane, Lila i kishte thënë se “Duhet të bësh miqësi me dikë nga aparati shtetëror, këtu është si në Shqipëri: njerëzit janë të shitur dhe duhet bërë diçka për t’i eliminuar përgjuesit”.

Nga “këngëtarja më e famshme e shekullit në Shqipëri” në vitin 1999 tek dy pjesëmarrje në Sanremo (2003 dhe 2007) deri te arrestimi për organizim kriminal.

41 vjeçarja, me origjinë nga Tirana, vajzë e muzikantëve të njohur, studente në Romë dhe yll i popit, tashmë është në burgun e Rebibbias në Itali. Agjentët e Skuadrës Mobile të koordinuar me Drejtorinë e Antimafias, e kishin arrestuar Elsa Lilën dje në shtëpinë e saj në San Lorenzo, me udhër të të gjyqtares hetuese.

Tetë persona të tjerë përfunduan në burg, një vdiq dhe tre të tjerë, mes të cilëve kreu i bandës shqiptare, Arindi Boci i njohur edhe si “Rindi”, janë arratisur, ndërkaq Lila ishte kontabiliste e grupit.

Sipas gazetës italiane, Lila nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me droga, mirëpo gjyqtarja e konsideron plotësisht të fajshme si pjesëmarrëse në organizatë dhe “si person i besueshëm i Boci-t” të cilit thuhet se, 41-vjeçarja i ka ofruar qëndrim në shtëpi në verën e vitit 2019 për t’u fshehur nga policia.

Për Policinë dhe mundësinë e ryshfeteve, gazeta italiane thotë se këngëtarja i ka idetë e qarta.

“Nuk vjen askush nga shteti që të më kontrollojë. Ata më njohin dhe i kam mardhëniet e shkëlqyera. Në një rast më kanë dhënë një gjobë, por më thanë të mos e paguaj sepse nuk do ta kontrollonin. Këtu është si në Shqipëri, të duhet një mik dhe lidhje me shtetin, duhet të gjesh një rrugë që të shpëtosh. Edhe këtu të gjithë janë të shitur”, ka thënë Lila në njërin nga përgjimet.

Bokseri, Petrit Bardhi, i njohur ndryshe me emrin “Titi”, gjithashtu ka përfunduar në burg. Ai ka qenë pjesë e një grupi me shqiptarë me Arben Zogun dhe Dorian Petokun që njihen me emrat “Riccardino” and “Pluto”.

Por në këtë rast Bardhi, i cili falë kontakteve të tij në kryeqytet, gjeti klientë për organizatën, por edhe menaxhoi komunikimet me grupet napolitane dhe kalabreze.