Foto: REL

Gazeta gjermane: Grenell mund të tërhiqet nga pozita e Ambasadorit në Gjermani

Richard Grenell nuk do kthehet nga Washingtoni në Gjermani pas punës së përkohshme si shef i shërbimit sekret amerikan.

Richard Grenell pritet të tërhiqet si ambasador i SHBA-ve në Berlin brenda disa javësh, sipas një raportimi nga gazeta gjermane ‘Die Welt’ bazuar në informacionet e Agjencisë gjermane të shtypit.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump në muajin shkurt e ktheu Grenellin në Uashington për të marrë përkohësisht përsipër drejtimin e shërbimit sekret të SHBA-së, pasi zëvendësoi ish-drejtorin në detyrë të Inteligjencës Kombëtare Joseph Maguire.

Mandati i Grenell si zyrtari më i lartë i inteligjencës së Trump ka marr fund. Javën e kaluar, Senati i SHBA-së konfirmoi se Kongresmeni John Ratcliffe do të pasojë Grenellin në punë.

Në fillim të marsit, ‘Daily Wire’ raportoi se Grenell kishte njoftuar Shtëpinë e Bardhë se ai nuk dëshironte të kthehej në Berlin pasi të mbaronte pozita e përkohshme në krye të inteligjencës në Uashington.

Në atë kohë, megjithatë, nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar as nga Shtëpia e Bardhë, as nga ambasada në Berlin.

Ambasadori Richard Grenell ëshë caktuar nga Presidenti Donald Trump emisar Special për negociatat paqësore mes Serbisë dhe Kosovës

Lajmi i plotë