Foto: AUV

Gati 20 tonë peshk asgjësohen në deponinë e mbeturinave në Gjilan

19 mijë e 750 kilogramë peshk u asgjësuan në deponinë e mbeturinave në Gjilan.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se Inspektorati i Veterinarisë kishte nxjerrë masën e ndalesës së qarkullimit në treg për peshqit në të cilët ishin gjetur parazitë.

“Inspektorati Veterinarë, zyra regjionale e AUV-së në Gjilan sot asgjësoj 19750kg peshk. Sasia ishte e bllokuar në depon e distributorit për shkak të prezencës se parazitëve. Bazuar në ligjet në fuqi inspektorati kishe nxjerr masën e ndalesës për qarkullim ne treg. Mbi bazën e kategorisë si produkte i pa përshtatshëm për konsum.. Mbi bazën e kategorisë si produkte i pa përshtatshëm për konsum. Pas ankesës se palës në shkallë të parë të ankesës, komisioni profesionale i Agjencisë se Ushqimit dhe veterinarisë, kishte vërtetuar se vendimi i ekipit inspektues është i bazuar dhe e mbanë në fuqi” – thuhet mes tjerash në njoftim.

Pala sipas AUV kishte të drejtë që ta kthente produktin në vendin e origjinës ose të parashtronte kërkesën për asgjësim.

“Në pamundësi të kthimit produkti u asgjësua në deponin rajonale të mbeturinave Gjilan në prezencë të inspektorëve të AUV-së” – thuhet tutje në njoftim.

AUB thotë se do të ndalojë dhe asgjësojë secilin produk i cili rezulton se nuk u përgjigjet kushteve për konsum.