Gastronomët protestojnë rrugëve të kryeqytetit me vetura kundër masave të Qeverisë

Me bori të veturave e me këngë të ndryshme, përfshirë atë “Amaneti i Clownit” të grupit Troja, kanë protestuar sonte gastronomët e Kosovës si formë pakënaqësie ndaj masave të fundit të vendosura nga Qeveria.

Protesta është zhvilluar në rrugët e kryeqytetit, derisa një qytetar ka dërguar pamje në adresë të KALLXO.com nga “Rruga B”.

Gastronomët e kanë paralajmëruar më herët këtë protestë.

Ata nuk po pajtohen me masat e Qeverisë, e cila megjithatë ka zgjatur orarin e punës së gastronomisë.

Dje Qeveria e Kosovës ka vendosur për masat e reja kundër përhapjes së COVID-19.