Foto: KALLXO.com, Gastronomia

Gastronomët protestojnë nesër ‘me tenxhere dhe lugë’ kundër masave të Qeverisë

Nga ora 12:00 deri në orën 13:00 gastronomët e Kosovës do të protestojnë në shenjë pakënaqësie për mbylljen e gastronomisë në vend në vikend, këtë vendim sot e mori Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Ky njoftim është bëri i ditur nga Shoqata e Gastronomëve në Kosovë.

“T’ua bëjmë me dije se NUK MUJNA MO, JEMI SHTERRË”, thuhet në njoftim.

Sipas Shoqatës vendimi i fundit i Qeverisë tregon se është arruar Ekonomia.

Njoftimi i plotë:

I ftoj gastronomët që nesër prej orës 12:00 – 13:00 të dalin para lokaleve të tyre dhe në shenjë proteste ndaj Qeverisë të protestojnë me Tenxhere e Lugë.

T’ua bëjmë me dije se NUK MUJNA MO, JEMI SHTERRË.

Secili prej nesh është që të mbrohemi nga pandemia, veç nuk mund të durojmë më mospërfilljën nga Qeveria, sepse JEMI SHTERRË – sepse NUK PO NA NDIHMONI, NUK PO NA SHINI NJEHNI PËR T’GJALLË!

Vendimi i fundit tregon më së miri që Qeveria e ka harru EKONOMINË:

– MSHEL GASTRONOMINË

– MSHEL SUPERMARKETET

– MSHEL EKONOMINË

– HAPI KUFINJT LE T’DALIN EDHE ATO PAK PARE JASHTË KOSOVËS.

OJ QEVERI, JENA SHTERRË NUK MUJNA MO, MERRNI VESH!!!

PROTESTA E RADHËS, TË HËNËN MË 9 NËNTOR!