Ilustrim, Foto: Kallxo.com, Gastronomia
Gastronomët paralajmërojnë protestë më 15 dhjetor
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës dhe Odës së Hotelierisë e Turizmit, kanë paralajmëruar protestë për të mërkurën më 15 dhjetor.
Ata konsiderojnë se Qeveria e Kosovës po i mban mbyllë klubet e natës e sallat e dasmave, pa asnjë mbështetje.
“Jemi tu duru që 19 muaj duke i mbajte mbyllë klubet e natës e sallat e dasmave, pa asnjë mbështetje. Kafiterive e restauranteve vetëm po ju keqësohen punët përditë me rritje enorme të çmimeve, me kujdes ndaj konsumit, dhe ulje të profitit”, thuhet në njoftim.
“Ju ftojmë t’i bashkoheni zërit të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës dhe Odës së Hotelierisë e Turizmit të Kosovës, duke qenë pjesë e protestës sonë të madhe, për t’i mbrojtur të drejtat tuaja dhe idealin tonë, për ta shpëtuar shëndetin tonë e mirëqenien tuaj. Të mërkurën më 15 dhjetor, në ora 13:00, të gjithë në sheshin “Skënderbeu”, para Qeverisë”, ka njoftuar Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.