Gastronomët me gjuhë kërcënuese ndaj Qeverisë: Bëhuni gati ta korrni atë që mbollët

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, edhe një herë tjetër e ka shprehur zhgënjimin e gastronomëve në lidhje me masat e Qeverisë anti-COVID-19.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kllokoqi ka thënë se Qeveria dhe institucionet për asnjë moment nuk e kanë përkrahur gastronominë.

Sipas tij, është pikërisht Shoqata e Gastronomëve që ka ndihmuar me fushata për vaksinim.

“Na keni mbyllur, na keni poshtëruar, na keni nëpërkëmbur dhe në fund na keni dënuar, pa mbarim. Në çdo vend të botës, vaksinimi nënkupton funksionim të lirë të jetës, përveç në Kosovë, ku vaksinimi nuk nënkupton asgjë, ama bash asgjë”, ka shkruar Kllokoqi.

Ai ka thënë se gastronomia do të shuhet si fushë ekonomikë dhe sipas tij, hiperinflacioni ekonomik do të jetë problem i madh.

“Nuk ka mbetur edhe gjatë siç duket, që gastronomia të shuhet si fushë ekonomike dhe atëherë hiperinflacioni ekonomik do të jetë problem më i madh, sesa vet virusi, ndaj të cilit asnjëherë nuk fituat:, ka shkruar Kllokoqi!

Ai nuk është kursyer duke përodur edhe një gjuhë kërcënuese, duke thënë:

“Bëhuni gati takorrni atë që mbollët”.

Postimi i plotë i Kllokoqit: 

18 muaj të poshtëruar dhe të shkelur!
Qeveria e Kosovës dhe institucionet relevante, për asnjë moment të vetëm nuk e përkrahën digasterin e gastronomisë në mbijetesën e tyre, megjithatë, pa fije turpi ulë në kafiteri dhe restaurante dhe presin shërbimet e tyre.
Nuk e di se si atyre u shijon kafeja që shërbehet nga një kamarier, i cili tash e sa kohë e merr rrogën me zbritje!
Ishim ne, Shoqata e Gastronomëve, ata që ndihmuam me fushatat tona, në vaksinimin rekord dhe pas gjithë kësaj, si na falënderoni JU?!
Na keni mbyllur, na keni poshtëruar, na keni nëpërkëmbur dhe në fund na keni dënuar, pa mbarim.
Në çdo vend të botës, vaksinimi nënkupton funksionim të lirë të jetës, përveç në Kosovë, ku vaksinimi nuk nënkupton ASGJË, ama bash ASGJË!
Nejse, nuk ka mbetur edhe gjatë siç duket, që gastronomia të shuhet si fushë ekonomike dhe atëherë hiperinflacioni ekonomik do të jetë problem më i madh, sesa vet virusi, ndaj te cilit asnjëherë nuk fituat!
Bëhuni gati ta
korrni atë që mbollët!