Gastronomët kundër masave të reja anti-COVID

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për masat e reja anti-COVID-19.

Kjo shoqatë kundërshton masat e reja kundër COVID-19, duke thënë se kërkesat e tyre kanë qenë që të punohet sipas rregulloreve komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, si dhe ora policore të hiqet.

 

Reagimi i plotë:

Nuk është hera e parë që ky lloj i masave të mirret nga Qeveria e Kosovës. Ky model është marrë edhe në Qeverinë e kaluar, i cili është dëshmuar se ishte i pakuptimtë dhe jo efektiv.

Kërkesat tona kanë qenë që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet.

Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë.

Përderisa i lejojmë të hyjnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi, pse të mos punojmë me kapacitete të plota?!

Rrjedhimisht, ftojmë të gjithë anëtarët e SHGK-së, që të marrin pjesë në Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Kuvendit, të hënën me dt. 25/10/2021 pranë Hotel Sirius në ora 14:00!

Këto janë masat e reja anti-COVID-19, rregullat dhe orari i qarkullimit