Gastronomët kërkojnë përkrahje edhe nga BQK

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, ka takuar përfaqësuesit e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, dhe ata të gastronomisë të kryesuar nga drejtori i OHT-së, Hysen Sogojeva.

Në këtë takim Guvernatori informoi të pranishmit me veprimet e deritashme dhe planet e BQK-së me qëllim të përkrahjes së mëtejme për të lehtësuar qasjen në financa për bizneset dhe lehtësimeve të tjera që planifikohen të ndërmerren, në rast të nevojës, në mënyrë që bizneset e prekura më së shumti nga masat e ndërmarra kundër pandemisë, të përballojnë më lehtë barrën financiare gjatë procesit të rimëkëmbjes dhe zhvillimit të tyre.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e sektorit të hotelerisë dhe të gastronomisë, kërkuan që sektori bankar të vazhdojë të lehtësojë dhe të përkrahë këtë kategori, me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të gjendjes së vështirë, të krijuar nga pandemia.