Gashi tregon shembujt e dezinformimit për sistemin e drejtësisë - VIDEO
Redaktori menaxhues në KALLXO.com dhe njohësi i punës së sistemit të drejtësisë, Kreshnik Gashi në emisionin “Rrenat për gjykatën” në Kallxo Përnime, ka folur rreth ndarjes mes gjykatave dhe sistemit të drejtësisë.
“Ajo çka duhet me konstatu fillimisht është që element i parë që nënkuptohet në Kosovë është mes sistem i drejtësisë dhe gjykatë. Pra nuk ka një ndarje decidive se çka nënkuptohet me gjykatë dhe çka me sistem të drejtësisë për shkak që sistemi i drejtësie do të inkorporonte të gjitha mekanizma dhe çka ndodhë në narrativën kolektive është mos ndarja e përgjegjësiesë të secilit prej njerzëve që janë akterë të kësaj pune”- tha Gashi.
Sipas tij shumica e dezinformimeve që shfaqën në publik kanë të bëjnë me përzierjen e kompetencave si ato të Policisë, Prokurorisë dhe gjykatave.
“Zakonisht ndodhin përzierje te kompetencave te policisë dhe gjykatave ose kompetencat e prokurorit me të gjykatave, dhe llogaridhënia i jepet gjykatës dhe jo institucioneve të tjera”- tha Kreshnik Gashi.
Gashi ka shpalosur detaje nga projekti që ka të bëjë kontrollimin e përmbajtjes që shpërndahet në media.
“Në muajin qershor (2024) kemi nisë një program që kemi me kontrollu përmbajtjen e shpërndarjes të materialeve që shpërndahen te populli por edhe përmbajtjen që shpërndahet tek mediat në raport me gjykatat”-tha Gashi.
Narrativa që janë duke u shpërndarë sipas Gashi, përmbajnë të pavërteta të cilat lehtë mund të identifikohen.
“Përmes tyre ekziston një përpjekje me kriju narrativën me të cilën dëmtohet kredibiliteti i gjykatës.”
“Narrativa që është duke u transmetu përmbajnë të pa vërteta të cilat lehtë munden me u idendifiku, që janë të pavërteta dhe të cilat tregojnë për një tendencë që në vazhdimësi me pas një narrtative që tenton me dëmtu kredibilitetin e gjykatave”- tha Gashi.
Sipas Gashit, persona jo të thirrur bëjnë interpretime për sistem të drejtësisë.
“Ne problemin e kemi me ata që i interpretojnë këto të dhëna që zakonisht janë disa persona që nuk kanë thirrje dhe kompetencë ta komentojnë punën e gjykatës”- tha Gashi.
“Organizata të shoqërisë civile kanë bërë një studim me ardhë deri te konstatimi, por problemi nuk është me OJQ që u hy i ka pa sa lëndë janë vjetërsuar, sa lëndë janë vonuar sepse ata kanë pasë një metodologji, i kanë verifikuar të dhanat dhe pastaj janë dalë për t’i publikuar”- tha ai.
Sipas tij, vlerësimet nuk duhet të jenë të mangta për besueshmërinë e qytetarëve në drejtësi.
“Nuk mundesh me dalë me i intervestu dy qytetarë në rrugë me ju thënë ‘a i besoni gjykatës?’, edhe ata me thanë ‘jo valla kapak’ edhe ti me dalë me konstatmin që qytetarët e Gjilanit nuk pi besojnë gjykatës”-tha Gashi.