Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gashi: Shtrenjtimi i rrymës - kosto e paaftësisë së Qeverisë

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se rritja e propozuar e çmimit të energjisë elektrike është kosto e paaftësisë së Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Sipas Gashit, kjo paaftësi është duke e rënduar jetën e qytetarit të Kosovës.

“Nga kjo paaftësi rëndohet mirëqenia e qytetarëve, sepse rritë koston e jetesës dhe dëmton gjepin e tyre. Ndërkaq, cilado kategori që preket nga kjo rritje në thelb prekë të gjithë pa përjashtim”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Gashit, ‘vetëm kjo Qeveri ka “aftësi” që një gjendje të rënduar ta rëndoj edhe më tej, duke na bindur për çdo ditë se ka “aftësi” të qeverisë keq e më keq’.

Sot, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë, duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kilovatë të dyfishohet.

Tarifat për biznese dhe 600 kilovatët e parë të amvisërisë do të vazhdojnë të faturohen me tarifat e njëjta që kanë qenë, pra nuk do të ketë shtrenjtim.

Afër 200 mijë familje preken nga rritja e çmimit të rrymës

.