Gashi reagon për diskutimet e 'personalizuara' në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar ndaj polemikave që kishte sot me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë interpelancës së kryeministrit Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Saranda Bogujevci, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”.

Gashi tha se kjo temë është tentu të personalizohet. Sipas tij tema të tilla janë të rënda dhe nuk duhet të trajtohen siç u trajtuan në Kuvend.

“Është e dhimbshme të zhvillohet situata nga tendenca për të fitu një votë aty apo këtu dhe për të akuzuar e shpifur pa ndal ndaj kolegëve e qeverisë. Më vjen keq që kolegët tentojnë ta personalizojnë këtë gjë. Siç ju thash edhe jashtë mikrofonit po ju them se këto tema janë të rënda, nuk duhet të trajtohen kështu sepse të gjithë kanë histori personale që kanë origjinë edhe në këtë Kuvend”, tha Gashi.

Gashi tha se ka kërkuar edhe nga deputetët e LDK-së që janë të prekur nga kjo temë mos të flasin për këtë temë në Kuvend pasi sipas tij është e ndishme.

Gashi tha se këto tema një ditë do të hapen. Por, sipas tij kjo është e turpshme dhe kërkoi mos të personalizohen gjërat.

Kusari Lila e mohon se kishte përleshje fizike sot në seancë