Gashi: Qeveria pa mekanizëm që do të merrej me problemet që vijnë nga interneti

Në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet për lajmet e rreme dhe ndikimin e tyre në shoqëri.

Kreshnik Gashi, redaktor në KALLXO.com, ka thënë se Kosova nuk ka mekanizma që do t’i trajtonin problemet që sjell interneti.

“Ne ende nuk kemi mekanizma të cilët nisin me i adresu problemet që po i shpërfaq tash e 20 vjet interneti. S’kemi sistem arsimor që do të adresonte sfidën e internetit, s’kemi sistem social i cili adreson këtë sfidë por as sistem kulturor që do të adresonte sfidën e internetit” – ka thënë Gashi.

Ai ka ngritur si problem edhe çështjen që Qeveria nuk ka ndonjë mekanizëm që do të merrej me këtë sfidë.

“Nëse pyesim Qeverinë se kush është duke e trajtuar këtë çështje, përgjigjja e tyre do të jetë: “Shoqëria civile”. Janë duke u marrë disa organizata, por jo edhe shteti, jo institucionet. Në anën tjetër, në vendet moderne, shtetet kanë nisur strategji se si me iu qas botës së internetit” – ka thënë më tej ai.