Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gashi: Qeveria nënshkroi marrëveshje që Serbia të lëshoj dokumente për Kosovën

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë në seancën e sotme të Kuvendit se Qeveria Kurti ka njohur legjitimitetin e institucioneve të Serbisë në territorin e Kosovës.

“Keni nënshkruar një marrëveshje ku pranoni që Serbia më leshu dokumente për Kosovën”, ka shtuar ai.

I njëjti shtoi se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Kosova zyrtarisht është duke pranuar targa nga Serbia të lëshuara për Kosovën.

“Sot Qeveria e Republikës së Serbisë lëshon zyrtarisht të pranuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës targa për Kosovën, për territorin e Kosovës”, ka thënë Gashi duke vënë në pikëpyetje nëse kjo është “Zajednica”.

“Çka është kjo, a është Zajdenica?”, ka vazhduar ai.

I njëjti ka thënë se Qeveria e Kosovës ka një marrëveshje më atë të Serbisë për tërheqjen e forcave policore të Kosovës nga veriu duke pyetur pse duhet Qeveria e Kosovës të bëjë marrëveshje për t’u tërhequr nga pjesët e territorit të vet?.