Gashi: Në Kosovë ka mungesë të edukimit se si duhet të trajtohen rastet e dhunës në familje

Dhuna në familje, sidomos ajo ndaj grave, gjatë pandemisë, ka qenë temë e diskutimit në emisionin “Jeta në Kosovë”, të enjten.

Kreshnik Gashi, autor i emisionit “Drejtësia në Kosovë” dhe redaktor në KALLXO.com ka folur për trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Sipas tij, ka një mungesë të theksuar të edukimit se  si duhet të trajtohet kjo çështje.

“Kur ne kemi nëna që shkojnë dhe i çojnë vajzat e tyre të abortojnë për shkak se janë shtatzënë, kjo na tregon për një situatë ku krejt familja pranon se ka ndodhur sulmi, pranon se ka ndodhur dhunimi, pranon se marrëdhënia mirëpo vendosin ta mbyllin çështjen me abort dhe mos ta çojnë tutje për shkak se është marre të ndodhë ky send në Kosovë edhe kjo na tregon për një situatë ku ne jemi në një krizë të thellë dhe në një mungesë totale të edukimit se qysh të trajtohen këto raste dhe qysh të vazhdohet tutje”, ka theksuar ai.

www.kallxo.com