Gashi: Në kohën e Kurtit u kthye në punë polici të cilit i ka ikur nga duart Millan Radoiçiqi

Kryeredaktori i KALLXO.com, Kreshnik Gashi, ka thënë se në kohën e Qeverisë  Kurtit është ri-kthyer në punë rreshterin e Policisë i cili e ka lëshuar në pikën kufitare Millan Radoiçiqin.

Këtë deklarim ai e ka bërë duke iu referuar deklaratës së kryeministri Albin Kurti, i cili ka akuzuar prokurorin Blerim Isufaj për heqje të fletarrestit ndaj Millan Radoçiqit.

“Na nuk mund të lejojmë të bëhet kurrë kryeprokuror dikush që ia ka hequr Millan Radoiçiqit urdhërarrestin” – ka thënë Kurti gjatë një interviste në RTK.

Gashi ka thënë se “këta [Qeveria] e kanë kthyer në punë policin i cili e ka lëshuar në pikë kufitare Millan Radoiçiqin. Qeveria e Kosovës në mandatin e Albin Kurtit, është kthyer rreshteri i Policisë të cilit i ka ikur prej dore Millan Radoiçiqi, është kthyer në punë në mandatin e Xhelal Sveçlës… rreshteri është kthyer në punë me vendim. Nëse ky ia ka hequr fletarrestin, ai që e ka lëshu masi iu ka aktivizu fletarresti është kthy në punë. Pra, përgjegjësia për ikjen e Millan Radoiçiqit prej Kosovës është edhe te rrestheri, ai është serb… e kemi publiku filmimin qysh Millani ik prej pikës kufitare edhe ai zotnia i cili e lejon me ik[, i cili nuk e nxjerr armën, nuk tenton me e ndal[ kthehet në punë sepse paska bo boll për me ndal[, ka tentu, nuk i ka marr[ krejt masat”.

“Pra, nëse na e kemi kthy në punë njeriun i cili e ka lanë me ik, pse po i lypim përgjegjësi edhe këtij tjetrit që ia paska tërheqë, mbasandej prapë ia ka lëshu [fletarrestin]” – ka thënë Gashi në Debat Plus në Dukagjin./Dukagjini

 

Shënim teksti është edituar në përmbajtjen e titullit