Gashi: Kryeministri i vendit është zhduk për gazetarët vendor

Kreshnik Gashi, redaktor përgjegjës në KALLXO.com ka thënë se që nga fillimi protestave në veri të Kosovës, kryeministri i vendit Albin Kurti nuk është paraqitur para mediave vendore.

“Prej të premtes e kemi person të zhdukur për gazetarët vendor kryeministrin e vendit, do të thotë kurrkush ska mujt me ja bo një pyetje kryeministrit të vendit në ton këtë krizë me e ditë çka është duke ndodhë në këtë vend? “

Kryeministri Kurti është deklaruar mbrëmë në median ndërkombëtare CNN, ndërsa për mediat në Kosovë nuk ka dhënë asnjë deklaratë, përveç një adresimi përmes një video në Facebook.

“Kryeministri po zgjedhë terrene ku njerëzit nuk e dijn të kaluarën e tij politike, qëndrimet e tij politike për me ndërtu kauza të cilat po mendon me ja shit mediave, në anën tjetër diplomatëve nuk mundet me ua shitë”- ka thënë Gashi.

Vetëm gjatë ditës së sotme katër ekipe të mediave janë sulmuar në veri të Kosovës gjatë raportimit për protestat.