Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gashi: Kemi pasur ide që të amnistohen krimet e luftës

Autori i emisionit “Drejtësia në Kosovë” dhe kryeredaktori i KALLXO.com, Kreshnik Gashi, tha se ka pasur persona publikë që kanë deklaruar për amnisti të krimeve të luftës së fundit në Kosovë.

“Ka pasur ide që publikisht janë thënë që ne nuk duam me i ndjekë krimet e luftës për shkak që duam me bë amnisti me Serbinë dhe thjesht me pru këtë vend para një të dhënë historike. Për këtë ka pasur edhe njerëz që punojnë në media, kanë pasë pushtet publik edhe poste publike kanë mbajtë”, tha Gashi në debatin ‘Kallxo Pernime’.

 

Dy dekada pas përfundimit të luftës së fundit, për krime lufte në Kosovë, nga gjyqësori vendor, duke i përfshirë edhe misionet ndërkombëtare, janë akuzuar 116 persona dhe janë dënuar 40 prej tyre.

Rreth 40 janë liruar, derisa 28 persona janë arratisur pas ngritjes së aktakuzës, prej tyre 24 serbë.