Gashi: Janë të paktën tetë deputetë nga koalicioni qeverisës që kanë shpreh interes të kalojnë në LDK

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka deklaruar se të paktën tetë deputetë nga koalicioni qeverisës, kanë shprehur interes që të kalojnë në LDK.

Këtë Gashi e ka thënë në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

“Ka plot indikacione, ka lëvizje e interesime të deputetëve që të vijnë në grupin parlamentar të LDK-së. Janë të paktën tetë deputetë që kanë shpreh interes”, ka thënë Gashi.

Ai tha se ka pakënaqësi mes deputetëve të LVV-së dhe se në vjeshtë do të shohë ngritje të opozitarizmit.

“Po hyjmë në vjeshtë, do shohim ngritjen e opozitarizmit dhe pranvera e ardhshme nëse nuk do ketë rënie të qeverisë në vjeshtën e vonshme. Ka plot lëvizje brenda koalicionit. Ka pakënaqësi në partnerë të koalicionit, ka pakënaqësi mes deputetëve të Vetëvendosjes”, u shpreh Gashi.