Gashi flet për rrënimet në Obiliq: Në vend të tregut do të ndërtohen parkingje publike

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi është deklaruar rreth aksionit të sotëm të komunës që ka nisur rrënimin e objekteve të tregut në qytet.

Ai ka bërë të ditur se ajo zonë është përcaktuar për ndërtimin e parkingjeve publike.

“Mëngjesi i sotëm në Obiliq ka filluar me rrënimin e objekteve të tregut në qendër të qytetit, me vendim të Kuvendit Komunal të Obiliqit. Gjatë vizitës time, falënderova zyrtarët nga DSHPE-ja dhe DI-ja, për mbarëvajtjen e këtij procesi të rrënimit, njëkohësisht kërkoj mirëkuptim nga ana e qytetarëve për zhurmat e shkaktuara!”, ka shkruar ai në Facebook.

Gashi ka shtuar se tregtarët do të zhvillojnë veprimtarinë e tyre në tregun e ri tek banesat sociale.

KALLXO.com ka raportuar për intervenimin e sotëm në qytet të Obiliqit.

(VIDEO) Rrënohen objektet e tregut në Obiliq