'Garë e fortë' mes bukurive natyrore dhe bërllokut në Sharr

Zona e Sharrit ofron mundësi të mira për zhvillimin e turizmit malor. Por, deponitë me bërllog në këtë rajon janë bollëk.

Ekipi hulumtues i emisionit “Jeta në Komunë” gjeti se shumica e fshatra të Komunës së Dragashit janë me deponi ilegale.

Të tilla janë pa në fshatin Bellobrad, tek vendi i njohur si “Mejdan”.

Mbeturina në fshatin Bellobrad (Mejdan)
Mbeturina në fshatin Bellobrad (Mejdan)

Mbeturina buzë lumit ka edhe në fshatin tjetër të Opojës, Pllajnik.

Bërlloku në fshatin Bellobrad

Ndërsa, në lumin që kalon nëpërmes fshatit Zhaplluxhe të Dragashit kanalizimet derdhën dhe ndotin ambientin.

Një deponi ilegale me mbeturina i pret të gjithë turistët që vizitojnë zonën turistike të Brodit. Në fshatin Kukulanje buzë rrugës banorët gjuajnë mbeturinat.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani ka thënë se vetëm gjatë vitit të kaluar janë pastruar 20 deponi ilagale me mbeturina. Por, sipas tij, ato po mbushen përsëri nga qytetarët.

“Jemi në analizë të përgjithshme se ku t’i caktojmë vendet ku qytetarët t’i gjuajnë mbeturinat”, ka thënë.

“Një pjesë e njerëzve nuk janë të përgjegjshëm, nuk ka pasur shumë gjoba, kemi pasur fushata senzibilizuese përmes organizatave jo-qeveritare por nuk e kemi arritë atë nivel që do ta donim. E kemi nda një fond dhe deri në fund të vitit do të tentojmë t’i pastrojmë”, ka thënë Shabani.