Gardianët në Prizren gjejnë telefon në papuqe për një të paraburgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën e Paraburgimit në Prizren sot gjatë ditës është tentuar të futet një telefon.

Sipas njoftimit, telefoni ishte futur në papuqet të cilat familjarët i kishin sjellë të paraburgosurit së bashku me rroba të tjera.

“Oficerët korrektues gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga familjarët, më saktësisht të papuçeve, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni, i cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar”, thuhet në njoftim.

SHKK-ja shton tutje se ndaj të dyshuarit është inicuar procedurë disiplinore.

“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i paraburgosuri i dyshuar se telefoni  i kapur në papuçe ka qenë i dedikuar për të  është veçuar  dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore”, vazhdon komunikata.