Garda Kombëtare e IOWA-së zhvillon punëtori mbi sulmet kibernetike me pjestarët e FSK-së

Pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të IOWA-së kanë mbajtur sot  punëtorinë për mbrojtje kibernetike. Kjo punëtori është realizuar nga njësia 168 COS IANG dhe pjesëtarëve të MM dhe FSK-së.

“Fokusi i kësaj punëtorie ka qenë zhvillimi i trajnimit të personelit të MM/FSK në fushën e sigurisë kibernetike dhe përgatitja për pjesëmarrje të përbashkët në ushtrimin për siguri kibernetike që do të realizohet në qershor të këtij viti në Kroaci.Pjesëtarët gjatë këtij trajnimi kanë përfituar njohuri në përdorimin e mjeteve të nevojshme për luftimin e sulmeve kibernetike”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Tutje, FSK bënë të ditur se është punuar në planin e përbashkët të punës për aktivitete për përiudhe tre deri në pesë vjet me focus në fushën e sigurisë kibernetike.

“Gjatë vizitës punëtorisë zëvendës komandanti i FSK-së gjeneral major Enver Cikaqi ka falënderuar partnerët për kontributin e tyre në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së në të gjitha fushat, po me theks të veçantë ngritjen e sigurisë kibernetike si një kapacitet i ri për FSK-në”, vazhdon njoftimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës.