Aeroporti i Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Gara: Përfaqësuesit e Aeroportit 'Adem Jashari' nuk kanë marrë pjesë në takimet për linjën Prishtinë- Beograd

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, Valentina Gara, ka treguar se asnjë përfaqësues i Aeroportit nuk ka marrë pjesë në takimet për linjën Prishtinë – Beograd.

“Kohëve të fundit kemi pranuar shumë pyetje në lidhje me linjën Beograd – Prishtinë prandaj dua të sqaroj se: Përfaqësuesit e ANP ‘Adem Jashari’ LKIA nuk kanë qenë pjesë e takimeve, diskutimeve dhe as e vendimeve”, ka shkruar Gara në Facebook.

Ajo gjithashtu ka shkruar se Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Ministria e Infrastrukturës janë dy autoritete që u japin leje kompanive ajrore për të operuar në Aeroportin e Prishtinës.

“Çdo kompani që merr leje nga këto dy autoritete mund të operojë te ne dhe ne mund t’u ofrojmë shërbime”, ka shkruar Gara.