‘Gara’ me aderime: Veseli prezanton aderimin e ri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka prezantuar anëtarin më të ri të kësaj partie, Ilir Hajdinin.

Hajdini ka thënë se ka doktoruar në Vjenë ku edhe ligjëron në një universitet.

Veseli thotë se Ilir Hajdini do të vë në shërbim të atdheut ekspertizën si dhe eksperiencën e tij të krijuar në perëndim.

“Me prurje të reja si Ilir Hajdini në PDK, unë jam akoma më i sigurt për suksesin e luftës sime kundër korrupsionit dhe sfidës së krijimit të mundësive të reja për rininë tonë. Vendimi i Ilirit për ta vënë në shërbim të atdheut ekspertizën dhe eksperiencën e krijuar në perëndim është një model që ftoj ta ndjekin edhe të rinjtë e tjerë të kualifikuar nga diaspora. Si kryeministër në qeverinë e ardhshme do u jap hapësirë maksimale të rinjve premtues, të kualifikuar dhe energjikë, që të ndërtojnë një të ardhme të ndritur për Kosovën”, tha Veseli për anëtarin e ri.