Ganimete Musliu: VV nuk duron një president me prejardhje nga Drenica

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe jo vetëm po vazhdojnë duke hedhur akuza drejtuar mandatarit për kryeministër, Albin Kurti.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, ka kontestuar se koalicioni qeverisës VV dhe LDK do të jetë ‘koalicion i shpresës’, pasi që sipas saj, ky koalicion do të jetë ‘koalicion i turpit’.

Mes tjerash ajo tha se meniherë pas rezultatëve të para të zgjedhjeve të 6 tetorit, VV dhe LDK morën vendim të tërhiqen projektet nga Drenica siç është Stadiumi Nacional.

“I ashtuquajturi koalicion i shpresës, vetëm 72 orë pas rezultateve zgjedhore u deklarua se janë dakorduar që të tërhiqen projektet nga Drenica. Rast konkret, stadiumi i futbollit. Me të ardh në karrigen e krye parlamentarit punën e parë që e bëri ky koalicion është zhvendosja e fotografisë zyrtare të Presidentit të Kosovës vetëm pse nuk mund ta durojnë një president me prejardhje nga Drenica. Edhe pse gënjyen se do të kenë 12 ministri dhe e rritën numrin e ministrave prapë se prapë treva e Drenicës u la anash komplet”, tha Musliu.

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancën me të vetmen pikë të rendit të ditës: .Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

KALLXO.com është duke e transmetuar direkt seancën plenare.

Votohet Qeveria Kurti

Publiée par Kallxo.com sur Lundi 3 février 2020